Extra Të afërmit nuk mund t’i vizitojnë, shitësi i luleve vendos buqeta në...

Të afërmit nuk mund t’i vizitojnë, shitësi i luleve vendos buqeta në çdo varr

Është në kohë të vështira që spikat humanizmi i disave. Kanë përlotur francezët pamjet e një djaloshi, pronar i një dyqani lulesh, që bëri një gjest vërtet për t’u vlerësuar.

Me kufizimet e vendosura edhe nga qeveria franceze për të përballuar përhapjen e koronavirusit, varrezat janë tashmë të shkreta.

Atëherë djali mendoi të sillte disa nga lulet e dyqanit të tij, dhe t’i shpërndante për çdo varr, shumë prej tyre viktimat e COVID-19.