Aktualitet Të akuzuar për vrasjen e Hekuran Billës, lihen të lirë dajë e...

Të akuzuar për vrasjen e Hekuran Billës, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku

Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë, nga arrest me burg, në arrest shtëpie për Viktor Markun dhe Sebastian Malin, dy personat e arrestuar për vrasjen e Hekuran Billës mbrëmjen e 11 Qershorit në 2020 në Tiranë.

Masa e tyre arrest ne burg u zbut në “arrest shtëpie” deri në shqyrtimin e kërkesës së prokurorisë për shuarje të masës, për shkak të skadimit të afateve të paraburgimit.

Në qershor, Gjykata liroi nga qelia edhe Adiola Lakrën, të arrestuarën e tretë për ngjarjen, e dyshuar si personi që nxori në pritë Billën.

34-vjeçari Marku akuzohej si personi që ekzekutoi Billën, ndërsa nipi i tij, Sebastian Mali dyshohej se kishte ndjekur lëvizjet e viktimës.

40-vjeçari Hekuran Billa dyshohet se u vra për shkak të hakmarrjes, pasi në 2006 vrau në Angli Prelë Markun, vëllain e Viktor Markut. Që në fillim kur u arrestuan, të akuzuarit e kishin mohuar krimin.