Konfirmimi i dy personave të prekur me koronavirus ka alarmuar qytetarët, të cilët kanë nisur blerjen e ushqimeve për të krijuar rezerva në shtëpi.
Menaxherët e supermarketeve në Tiranë thonë se qytetarët që po blejnë ushqime në sasi të mëdha, aq sa disa prej rafteve janë zbrazur. Sipas tyre as për festat e fundvitit nuk është blerë kaq shumë dhe që kanë pamundësi të menaxhojnë kërkesat e qytetarëve,
Ndërkohë kryeministri Rama, ministrja e Shëndetësisë Manastirliu dhe kryetari i opozitës Basha i kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos alarmohen dhe të dëgjojnë këshillat e mjekëve.