Riatdhesimi i shqiptareve që kanë mbetur jashtë territorit për shkak të bllokimit të kufijve si pasojë e COVID-19 vazhdon.
Ambasada shqiptare në ShBA bën të ditur se riatdhesimi i qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Shtetet e Bashkuara do të ofrohet përmes udhëtimit me itinerarin Nju Jork-Romë-Tiranë.
“Nisja me datën 29 prill pasdreke nga Aeroporti JFK nëpërmjet kompanisë Alitalia (fluturim komercial) që mbërrin në Romë më datë 30 Prill. Fluturimi tjetër drejt Tiranës përmes Air Albania (fluturim riatdhesimi) arrin në Tiranë po me datën 30 prill në darkë dhe prej andej udhëtarët do të drejtohen menjëherë drejt hoteleve ku do kryhet karantina”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Njoftimi i ambasadës shqiptare në SHBA:
Riatdhesimi i qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Shtetet e Bashkuara do të ofrohet përmes udhëtimit me itinerarin Nju Jork-Romë-Tiranë.
Nisja me datën 29 prill pasdreke nga Aeroporti JFK nëpërmjet kompanisë Alitalia (fluturim komercial) që mbërrin në Romë më datë 30 Prill. Fluturimi tjetër drejt Tiranës përmes Air Albania (fluturim riatdhesimi) arrin në Tiranë po me datën 30 prill në darkë dhe prej andej udhëtarët do të drejtohen menjëherë drejt hoteleve ku do kryhet karantina.
Duke marrë shkas nga informacionet tuaja mbi vështirësinë e prenotimit të biletave, si edhe për ta bërë sa më të lehtë procesin e riatdhesimit që ka marrë përsipër Qeveria Shqiptare, Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Uashington DC, kanë punuar intensivisht për të bërë të mundur ofrimin e këtij udhëtimi përmes një operatori dhe në një paketë të vetme. Kjo paketë do të përfshijë udhëtimin nga Nju Jorku drejt Shqipërisë, perfshirë dy javët e qëndrimit në karantinë.
Shumë nga ju do duhet të kenë nëvojë që të presin dhe biletat e brendshme në USA për të arritur në aeroportin JFK në kohën e duhur. Për të bërë pronotimet, ju lutem komunikoni sa më parë me:
Email : [email protected]
Mob : (551) 265 6279
Mob : (914) 400-9602
Numri i vendeve është i limituar, prandaj ju lutem shpejtoni!
Ju urojmë udhëtim të mbarë!