Erjon Veliaj ishte i ftuari i parë i Roza Latit në programin e ri “Why Not” në Ora News.
Qytetari i parë i Tiranës ju përgjigj edhe pyetjes së sikletshme mbi seksin.
Një pyetjeje që edhe mes miqsh është e vështirë t`i përgjigjesh. “Të del koha për të bërë seks”, e pyeti Roza.
“Do habitesh, por më del. Përtej humorit, unë besoj që me pak organizim kushdo i bën të gjitha”, tha Kryebashkiaku Veliaj.
Ai sqaroi më tej se është edhe çështje prioriteti.
“Është edhe çështje prioriteti, por një ditë del për të bërë edhe punët e qejfit, edhe punët e sportit edhe angazhimet në punën ditore dhe po të jemi pak sistematik, mua një nga gjërat që më vjen keq në Tiranë kur udhëtoj lart e poshtë për inspektimet, është se sa kohë harxhojmë kot, kafe plot, muhabet pafund.
Ndaj them që nëse nuk bën dot një gjë, sigurisht që nuk bën dot dy. Në këtë sens po të kemi një përdorim më të mirë të kohës ne mund të jemi më të dobishëm” tha Veliaj.