Prokuroria e Vlorës ka vendosur sekuestro preventive ndaj disa pronave vlera e të cilave kap shifrën e 300 mijë Eurove.
Pronat i përkasin një të dënuari për trafik droge, me iniciale J.Xh. Sipas policisë, pronat e sekuestruara janë 2 njësi shërbimi me sipërfaqe 56 m2, dhe 18 m2 në Vlorë, 2 apartamente në Vlorë dhe 1 apartament në Tiranë, si dhe një makinë tip Renault.
Hetimet po zhvillohen për veprën penale të pastrimit të parave. Pronari i këtyre pronave ka qenë i dënuar në Greqi për trafik droge dhe dyshohet se pasuritë i ka përfituar nga aktiviteti i paligjshëm.