Italia, si vendi më i prekur nga koronavirusi në Evropë, gati një të katërtën e 28 mijë rasteve e përbëjnë grupmosha 19-50 vjeç
Të dhënat e reja që kanë ardhur nga Europa dhe SHBA-ja tregojnë se të rinjtë nuk janë aq sa mendohet rezistentë ndaj epidemisë së koronavirusit.
Sipas një artikulli të Bloomberg të cilin e bazon në kompaninë “Statista” që ofron të dhëna nëpërmjet internetit, thuhet se në Itali që është vendi më i prekur nga koronavirusi në Evropë, gati një të katërtën e 28 mijë rasteve e përbëjnë grupmosha 19-50 vjeç.
Po ashtu edhe të dhënat e qendrave amerkane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes treguan se mes 2.500 rasteve të koronavirusit në vend 705 prej tyre janë të moshës mes 20 dhe 44 vjeç dhe se 15 deri në 20 për qind e këtyre personave janë në trajtim në spitale ndërkohë që 4 për qind e tyre kanë nevojë për kujdes intensiv.
Ndërkohë, vihet në dukje se tek të rriturit është i vogël numri i personave që kanë vdekur nga koronavirusi.
Në kuadër të të dhënave të para të ardhura nga Kina, ku shpërtheu epidemia i koronavirusit, thuhej se të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore kanë qenë grupi më i pambrojtur kundër Covid-19 dhe se virusi nuk ka shkaktuar këtë efekt tek të rinjtë.