Extra Të dielën ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të muajit tetor, akrepat kthehen pas 60 minuta.

Ndërrimi i orës është planifikuar të ndodhë më 30 tetor, kur të gjithë do të flemë 1 orë më shumë.

Kthimi i orës pas na mundëson të kemi më shumë dritë në mëngjes, por do të errësohet më shpejt se më parë.

Ky sistem, me 5 muaj orë diellore dhe 7 muaj ore ligjore, aplikohet që nga vitet ’60.

Fillimisht u vendos për të sjellë më shumë produktivitet e kursim energjie.

Vitet e fundit është folur gjithnjë e më shumë për të vendosur një orë të pandryshueshme pasi ky alternim sillte pasoja në humorin e psikologjinë e europianëve. Bashkimi Europian u ka lënë kohë vendeve anëtare të vendosin nëse duan të qëndrojnë me orën diellore apo orën ligjore.

Por rritja e çmimit të energjisë elektrike e gazit, duket se do ndikojë në zgjedhjen mes 2 orareve. Duke qenë përballë faktit për të kursyer sa më shumë energji, në Europë flitet se do të zgjidhet që gjithë vitin të qëndrojmë në orën ligjore, domethënë me atë që kemi aktualisht. Pra të zgjohemi më herët, për të shfrytëzuar në maksimum ndriçimin diellor.

Aktualisht, në faqen online change.org është krijuar një peticion për të shfuqizuar përfundimisht orën diellore. Peticioni ka arritur të mbledhë më shumë se 240 mijë firma. Do të duhet të presim një vendim zyrtar nga BE për të ditur se çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm. Kundër këtij vendimi deri tani janë shprehur vendet e Europës Veriore, si Suedia e Finlanda, për të cilët, edhe kështu, dita është tejet e gjatë, duke qenë se janë afër Polit të Veriut.

Parlamenti europian pati votuar kundër ndryshimit të orës me mbi 80% të votave, por më pas vendimi iu la vendeve anëtare, të cilat duken të pavendosura.