Piktura ”Luledielli” e Vincent van Gogh, e famshme në të gjithë botën nuk do të kryejë më udhëtime jashtë vendit për shkak të brishtësisë së saj, njoftoi sot muzeu dedikuar piktorit post-impresionist holandez.
“Në një hulumtim ndërkombëtar që iu bë tablosë evidentoi se gjendja e saj është e qëndrueshme por delikate”, thuhej në një komunikatë të muzeut të Van Gogh-ut në Amsterdam.
Axel Rüger, drejtori i muzeut u shpreh se ishte kjo arsyeja që vendosëm se “Luledielli” nuk do të udhëtojë më.
Kjo kryevepër e koleksionit do të qëndrojnë përgjithmonë në muzeun “Van Gogh” në Amsterdam.
E realizuar 130 vite më parë, piktura që nga viti 2016 ishte objekt i një monitorimi të hollësishëm nga ekspertë holandezë, në bashkëpunim me specialistë belgë, italianë dhe polakë.