Extra Të gjitha gratë e princit Filip: Nga fama si playboy, te skandalet

Të gjitha gratë e princit Filip: Nga fama si playboy, te skandalet

Mbretëresha Elizabeth II ka shkuar në prag të divorcit nga burri i saj Filip, Duka i Edinburgut, plot 63 herë. Por nëse asaj do t’i duhej të mendonte vërtet për divorc çdo herë që shtypi britanik ose amerikan shkruante për krizat e tyre të martesës ose lidhjet e burrit të saj, në të vërtetë, në 73 vjet martesë, mundësitë do të kishin qenë më shumë se kaq.

Mediat kanë shkruar shpesh se Princi Filip nuk e ka duruar kurrë faktin që oborri i ka dhënë atij një rol të parëndësishëm. Sa i përket miqësive të tij me gra simpatike, nuk është mister që duka gjithmonë ka dashur dhe ka kërkuar shoqërinë e grave. Por shtypi nuk gjeti kurrë ndonjë provë, ose të paktën nuk publikoi, asnjë fotografi që dokumentonte ndonjë marrëdhënie klandestine. Njerëzit që ishin pranë tij gjithmonë i kanë mohuar këto thashetheme, Pallati po ashtu. Me pak fjalë, nëse ka pasur tradhti, mbretëresha ka zgjedhur të mbyllë një sy. Për më tepër, vetë Filipi, vitet e fundit është shprehur se Elizabeta ka qenë gjithmonë “shumë e durueshme dhe tolerante me të”.

I bukur dhe i rrethuar nga femrat

Kur Filipi u fejua me Elizabeth, ajo ishte pak më shumë se një fëmijë, ai është vetëm 25 vjeç, gjashtë vjet më i madh, por ndërkohë kishte bredhur botën. Ishte i pashëm, i gjatë, biond, udhëtonte me anijet e Marinës Mbretërore në të cilën ishte oficer dhe merrte pjesë në evente të rëndësishme. Rrjedh nga një familje mbretërore, nga ajo greke, edhe pse pa kurorë. Dhe kishte frekuentuar shkolla dhe akademi të shkëlqyera. Aty ku ishte Filipi, kishte gjithnjë shumë vajza, thotë Mike Parker, shoqëruesi i tij në akademinë ushtarake, i cili më vonë u bë sekretari dhe njeriu i tij më i besuar. Edhe pasi u martua, atij  i pëlqente të flirtonte dhe të argëtohej. E kundërta e të shoqes, që ishte shumë më e rezervuar.

Balerina

Ndër emrat e parë që lidhet me figurën e Filipit është ballerina Pat Kirkwood, shumë e njohur në Britani dhe SHBA.  Në vitin 1948, kohë kur ai ishte i martuar, njihet në një hipodrom me Pat. Nis një marrëdhënie disavjeçare.

Pat Kirkwood

Takimet e tyre ishin në një apartament, në pronësi të klubit ku Filipi ishte ortak. Pak kthehet në mantenutën e Filipit, madje ai i blen edhe një Rolls Royce. Ajo e ka mohuar gjithmonë këtë lidhje, madje në një rast edhe i ka shkruar një letër mbretëreshës. Por Filipi, krenar për shoqërinë e një prej grave më të bukura të kohës, nuk ka mohuar kurrë asgjë.

Rasti Mike Parker

Është fjala për një periudhë krize mes mbretëreshës dhe Filipit. Ky i fundit ishte në një udhëtim në bordin e anijes “Britania”, nga tetori 1956 deri në shkurt 1957. Një periudhë e ngjeshur me vizita në vendet e Komonuellthit, por edhe një mundësi për Filipin që t’u arratisej kufizimeve të jetës së oborrit. Por ndërkohë në Londër, gruaja e Mik Paerker, njeriut të tij më të besuar, kishte kërkuar divorcin me pretendimin e shkeljes së kurorës nga i shoqi. Ai ishte njeriu më i afërt i Filipit dhe kjo hodhi hije dyshimi edhe mbi burrin e mbretëreshës. Pallati mbretëror u detyrua të sqarojë me anë të një deklarate se mes tyre nuk kishte asnjë krisje.

Hélène Cordet

Helen Cordet dhe fëmijët e saj pa baba

Një tjetër emër që dyshohet se i përket listës së lidhjeve klandestine të princit Filip është edhe Helen Cordet, njohje e hershme e tij. Në vitet ’50 ajo u bë moderator në BBC dhe pati dy fëmijë pasi u divorcua nga i shoqi. Nuk pranoi kurrë të zbulonte atësinë e tyre. Ajo i kërkoi Dukës të bëhej kumbari i tyre dhe shtypi i kohës nuk mund të mos hidhet hipoteza se ai mund të ishte i ati. Ky mister nuk u zbërthye kurrë.

Vajza të ekranit dhe gra të shtresës së lartë

Një prej emrave të përmendur për lidhje me princin Filip është nëna e Sarah Ferguson, Susan Barrantes, në atë kohë e martuar me një major të rojës mbretërore. Tjetër “e dyshuar” është edhe aktorja Merle Oberon apo kolegia e saj, Anna Massey.

Susan Barrantes

Por edhe prezantuesja Katie Boyle. Thashetheme kanë qarkulluar edhe për kushërirën e tij Aleksandra e Greqisë dhe dukesha Sasha Aberon, gruaja e një prej njerëzve të rëndësishëm të oborrit.

Hakmarrja e Lady D

Në vitet ’90, një gazetare e pyeti Filipin në lidhje me zërat për shumë lidhje jashtëmartesore. Përgjigjja erdhi flakë për flakë: “A e çuar nëpër mend se unë, në 40 vitet e fundit nuk kam bërë një hap të vetëm pa u shoqëruar nga një polic? Si dreqin mund të bëja gjë?”.

Megjithatë, në konfliktin që i biri pati me të shoqen, Lady Diana, ai e akuzoi këtë të fundit se me sjelljen e saj po dëmtonte imazhin e mbretërisë. Diana nuk qëndroi duarkryq. Ajo pajtoi hetues privatë për të provuar tradhtitë e përfolura të Filipit. Ka nga ata që thonë se ajo zbuloi ekzistencën e një fëmijë të paligjshëm. Por ky mbeti një sekret që ajo e mori me vete në varr.

Shoqja e pleqërisë

Një nga figurat më të fundit që lidhen me Filipin është Penelope “Penny” Romsey, gruaja e Lordit Brabourne, 30 vjet më e re se Duka. Është e pamohueshme që ekzistonte një lidhje mes të dyve, por pothuajse me siguri e një natyre platonike, e lindur nga pasione të përbashkëta. Penny, ishte shpesh mysafire e çiftit mbretëror në fundjavë. Në vitet e pleqërisë, kur ai nuk mund të sillej më si një burrë potent, ajo shpesh shihej në shoqërinë e Filipit duke pikturuar me akuarele.

Zgjedhja e mbretëreshës

Me pak fjalë, Filipi nuk e ka fshehur kurrë natyrën e tij të lirë. Ashtu siç ai kurrë nuk e privoi Elizabetën nga mbështetja dhe prania e tij. Historiani Robert Lacey shkruan në vëllimin voluminoz “Monarku – jeta dhe mbretërimi i Elizabetës II” që duka i tha një herë një anëtari të familjes: “Si mund të isha i pabesë me mbretëreshën pasi ajo nuk ka asnjë mënyrë për t’u hakmarrë?” Nga ana e saj, Elizabeth gjithmonë ka pranuar, veçanërisht në pjesën e dytë të jetës së tyre martesore, që burri i saj kishte një lloj “gjykate” të vogël miqsh dhe të besuar dhe se ai kurrë nuk do ta poshtërojë ose turpërojë atë në asnjë mënyrë.

Lacey thekson se “Elizabeth e dinte që kishte të bënte me një njeri të mërzitur, i cili e kishte të vështirë të jetonte në “kafaz” dhe ishte me sa duket shumë e mençur për t’u ndjerë e kërcënuar nga gjërat e vogla që i duheshin atij për t’i provuar vetes se ishte i pavarur”./Corriere.it /