Diplomatë nga shumë vende kanë bojkotuar fjalimin e ministrit të Jashtëm rus në Gjenevë, në Konferencën për Çarmatimin në OKB.
Në protestë ndaj pushtimit të Ukrainës nga Moska, diplomatët u ngritën dhe u larguan nga dhoma kur filloi të transmetohej një video-mesazh i para-incizuar nga Sergei Lavrov.
Lavrov iu drejtua Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut me një mesazh të regjistruar paraprakisht pasi ai kishte anuluar më parë praninë e tij për shkak të ndalimit të Rusisë për të hyrë në hapësirën ajrore të Bashkimit Evropian.
Ambasadorja e Ukrainës Yevhenia Filipenko, ishte në mesin e shumë diplomatëve që u larguan kur filloi të shfaqej video, duke e lënë dhomën pothuajse bosh.
Gjatë fjalimit të tij në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Lavrov tha se nuk mori pjesë personalisht për shkak të atyre që ai i quajti masa “të egër” nga Bashkimi Evropian në zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.
Walk out from the EU and its partners during the statement from Minister #Lavrov at the #ConferenceOnDisarmament this morning to show our support to Ukraine #StandWithUkraine pic.twitter.com/q6Tq8bdd1D
— France-Désarmement 🇫🇷🇪🇺 (@FR_Desarmement) March 1, 2022