Sport Të gjithë e duan, por asnjë nuk bën ofertë zyrtare: Kumbulla dhe...

Të gjithë e duan, por asnjë nuk bën ofertë zyrtare: Kumbulla dhe Verona presin…

Shumë skuadra janë interesuar, kanë pyetur, janë informuar, kanë mbajtur shënim, por deri tani asnjë nuk ka paraqitur ofertë zyrtare siç edhe bëri Napoli në janar, gjatë bisedimeve për firmën e Rrahmanit.

Klubi i De Laurentiis provoi t’i blinte në paketë, të dy bashkë, duke ofruar në total diçka të barabartë me 35 mln euro dhe bonuse, por kjo ofertë u refuzua nga Verona, që donte t’i shiste të ndarë, për të përfituar më shumë.

Kështu, axurrët pasi siguruan mbrojtësin e Kosovës, ofruan rreth 25 mln euro në total për mbrojtësin e Shqipërisë, me të njëjtën formulë si me Rrahmanin (huazim deri në fund të sezonit të Verona).

Verdheblutë ranë dakord dhe presidenti Setti i shtrëngoi dorën De Laurentiis, por ishte Kumbulla ai që nuk pranoi. Jo se nuk i pëlqente alternativa Napoli, por sepse do të priste deri në fund të sezonit për të parë se cila klube të tjera do të interesoheshin për të.

Kështu, Interi doli në skenë me kalimin e kohës, ashtu si edhe Juventusi, Fiorentina dhe Lazio, por edhe klube të Premier League. Kumbulla është i fokusuar në fushë momentalisht dhe te Verona asnjë ofertë zyrtare nuk ka mbërritur. Skenare, thashetheme, por vetëm kaq! Prioritet ka Interi në kokën e lojtarit, por një ofertë e parezistueshme nga një top klub nuk do të ishte habi.