Kur njerëzit janë të shqetësuar mbi të ardhmen ata i kthehen blerjes së arit për të mbrojtur kursimet e tyre. Kjo rrallë ka qenë më e vërtetë se këto ditë.
Hovi i kërkesave të arit e ardhur nga kriza e ekonomisë së shkaktuar nga koronavirusi ka krijuar një mungesë të madhe në treg të lingotave të vogla të arit që janë shumë popullore mes konsumatorëve të zakonshëm apo të vegjël. Ata që kanë fat të kenë në duart e tyre shufra të arit, u duhet të paguajnë goxha më shumë sesa çmimet e arit për oz (ounce) që janë të kuotuara në tregjet financiarë të Londrës dhe Nju Jorkut.
Disa tregtarë dëshpërimisht po i kontaktojnë klientët e tyre për të parë nëse kanë interes t’i shesin produktet e tyre të arit e kështu tregtarët të mund të realizojnë fitime mbi premiumet e vëna.
“Njerëzit duan të blejnë, e jo të shesin ar”, shprehet Mark O’Byrne themeluesi i GoldCore, një njësie ekonomike që merret me tregtimin e arit me qendër në Dublin. “Ne kemi një listë me blerës potencialë në pritje si dhe iu kemi dërguar email gjithë klientëve tanë nëse kanë dëshirë ta shesin arin e tyre. Por në këtë kohë mezi mund të gjesh një ose dy shitës për 99 blerës.”
Masa e arit është një nga arsyet kryesore të kësaj mungese të theksuar. Ndonëse ka mjaftueshëm ar në qendrat e mëdha tregtare të arit si në Londër, bankat dhe investitorët institucional zakonisht aty përdorin lingota të mëdha ari (që janë 400 ounce). Por kësi lloj lingotash 400 oz nuk janë praktike për individët e zakonshëm pasi një shufër ari e kësaj përmase mund të shitet për më shumë se 600,000 dollarë. Investitorët e sasive të vogla të arit preferojnë më së shumti kilobarët (që janë rreth 32 oz) ose shufrat 1 oz, monedhat prej ari apo gjëra të tjera akoma më të vogla.
Këto gjëra të vogla është vështirë që të gjenden në treg për disa arsye. Si fillim ka të bëjë shumë kërkesa për ato, e cila ka shpërthyer. Por gjithashtu ka pasur presion të lartë në ofertën e këtyre produkteve si rezultat i mbylljes së transportit ndërkombëtar dhe disa prej rafinerive që kanë ndaluar së operuari si rrjedhojë e izolimeve që janë ndërmarrë në shumë shtete.
“Premium-et e këtyre produkteve kanë shpërthyer në tregjet me pakicë”, shprehet Markus Krall drejtues ekzekutiv i firmës gjerman Degussa e cila merret me tregtimin e metaleve të çmuara. “Çmimi mesatar i këtyre produkteve nëpër dyqane aktualisht është 10% – 15% më i lartë se vlera e tyre e zakonshme që ka qenë përpara 2-3 muajsh”, vazhdon zoti Krall. Por disa prej këtyre produkteve të arit vlerësohen më shumë në treg. “Kilobarët e prodhuar nga kompania zviceriane Argor-Heraeus SA, një prej rafinerive më të mëdha në botë punishtet e së cilës janë mbyllur që prej javës së kaluar si rezultat i koronavirusit, shiten 6% më shtrenjtë se vlera mesatare e kilobarëve të sotshëm” shprehet Ronan Manly një analist i BullionStar, firmës tregtare të metaleve të çmuara me qendër në Singapor. /Bloomberg