Në fillim të javës i nxehti që ka goditur Europën, do t’i afrohet edhe vendit tonë ku temperaturat, do të jenë me rritje në zonën e ulet dhe atë bregdetare.
Në qytetet e ndryshme si Tirana, Elbasani, Berati dhe Gjirokastra, temperaturat do të vijojnë në vlerat nga 16 gradë në mëngjes deri në 38 gradë në mesditë.
Ndërsa, zonat bregdetare si, Durrësi dhe Vlora temperaturat do të jenë më të freskëta se në zonat e ulëta, duke hasur vlerat rreth 18 gradë në mëngjes dhe duke arritur më pas, në 33 gradë në mesditë.
Ndërsa, në zonat malore me lartësitë mbi 800 metra në nivelin e detit, Peshkopia dhe vende të ndryshme turistike si Thethi, Vermoshi, Shala dhe zona e Korçës, nuk do të mungojnë vranësira kalimtare.
Temperaturat do të mbeten të ulëta, me rreth 13 gradë në mëngjes deri në 29 gradë në mesditë.