Personat që nuk kanë simptoma të koronavirusit rrallë e përhapin infeksionin më tej. Këtë e tha epidemiologia e organizatës botërore të shëndetësisë Maria Van Kerkhove.
Të dhënat e OBSH bazohen në raportet e vendeve që monitorojnë në detaje kontaktet e të infektuarve, përfshirë rastet asimptomatike.
“Në bazë të të dhënave që kemi, duket se një person pa simptoma rrallë e transmeton virusin tek një tjetër”, tha ajo.
Ekspertja e shëndetësisë përsëriti se koronavirusi përhapet përmes spërklave të pështymës, të cilat mund të lëshohen gjatë kollitjes apo teshtimave.