Të mërkurën e 7 korrikut te Interi nis epoka Simone Inzaghi. Trajneri i ri i zikaltërve do të prezantohet në një konferencë për shtyp përkrah administratorit të deleguar Giuseppe Marotta, ndërkohë që të enjten do të nisë edhe grumbullimi i skuadrës në Appiano Gentile me futbollistët që nuk kanë qenë të impenjuar ose janë ende në Euro 2020 dhe Copa America.
Në Appiano Gentile, Interi do të qëndrojë për 2 javë deri në datën 22 korrik kur edhe do të udhëtojë drejt Floridas për të zhvilluar një turne miqësor me Arsenalin, Everton dhe kolumbianët e Millionarios.
Gjatë javës së ardhshme parashikohet edhe rikthimi i Christian Eriksen në Milano me danezin që fillimisht do të përshëndetet nga afër me shokët e skuadrës pasi frikës së madhe që kaloi dhe do t’u nënshtrohet disa analizave të tjera mjekësore, por edhe për të kuptuar ambiciet e tij futbollistike për të ardhmen, e sigurt është që 2021-ta e Christian Eriksen është mbyllur.