Ditën e djeshme protestës së Partisë Demokratike iu bashkuan edhe dy gazetarë, Armand Shkullaku, që u tha se u hoq nga puna për qendrimet e tij, dhe Sonila Meço.
Këta të fundit bënë thirrje edhe më radikale se vetë PD, duke kërkuar përmbysjen e qeverisë.
Shkullaku dhe Meço nuk e kanë fshehur asnjëherë se janë kundër kësaj qeverie dhe simpatizantë të PD-së dhe Bashës.
Por, dalja e tyre në shesh krah Bashës si protestues, i bën ata gazetarë të angazhuar politikisht.
Ndaj nuk është çudi që ata t’i shohim në listat e PD-së për deputetë.
Kuptohet, nëse PD pranon të hyjë në zgjedhje.