Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e inxhinierit të ERE, ngjarje e ndodhur një ditë më parë në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë.
“Të mësosh që mos të futesh më në familjet e të tjerëve dhe as t’i hash djersën e tjetrit”. Me këto fjalë iu drejtua efektivi i policisë Erjon Goxhara, Lorenc Kostës, pasi e qëlloi me 6 plumba.
Goxhara e qëlloi në mes të rrugës 45-vjeçarin, duke i shkaktuar plagë në pjesët e këmbëve dhe ato intime.
Më pas nxori telefonin dhe e filmoi.
Efektivi, i cili vijon të jetë në arrati, dyshonte se Kosta kishte lidhje intime me bashkëshorten e tij.
Sakaq, grupi hetimor ka dyshime që Goxhara të ketë abuzuar dhe të jetë përfshirë në afera korruptive përmes shfrytëzimit të detyrës si efektiv policie.
Edhe bashkëshortja e tij gjatë marrjes në pyetje ka pohuar se bashkëshorti e akuzonte për tradhti dhe për shpërdorim të shumave të mëdha parash të cilat nuk i kishin depozituar në bankë, por i mbanin në banesë.