Mediat britanike kanë dhënë detaje për mashkullin misterioz me të cilin Dua Lipa ka nisur të frekuentohet.
Sipas “The Sun” bëhet fjalë për regjisorin 41 vjeçar Romain Gavras, i cili më herët ka qenë i lidhur me Rita Orën në vitin 2021.
Tejet elegante, me një veshje tërësisht të zezë, Dua u fotografua nga paparacët, ndërsa u largua nga festa e “Netflix BAFTA” me një mashkull misterioz me mjekër mbrëmjen e së dielës.
Ylli i popit kishte veshur një xhaketë oversize dhe pantallona lëkure, të kombinuara me një crop-top. Shoqëruesi i Duas u shfaq me një pallto të errët me kapuç dhe një kapele, të cilat ia mbulonin disi fytyrën.
Çifti u larguan së bashku me të njëjtën makinë. Dua ishte në një lidhje dyvjeçare me modelin Anwar Hadid, 23 vjeç, përpara se të ndaheshin në dhjetor 2021.