Kryesore Të pajisur me teknologjinë më të fundit, dronët “Bayraktar” fluturojnë sot mbi...

Të pajisur me teknologjinë më të fundit, dronët “Bayraktar” fluturojnë sot mbi Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetet sociale, në ditën kur pritet të përurohet dhe baza e re ajrore në Kuçovë.

Kreu i qeverisë tregon momente gjatë montimit të dronëve Bayraktar, të cilët janë pjesë e ushtrisë shqiptare prej disa ditësh, dhe që pritet të fluturojnë në ceremoninë hapëse të bazës së aleancës.

“Me disa momente nga montimi i dronëve Bayraktar, që do të bëjnë fluturimin e parë në ceremoninë e çeljes së bazës së re ajrore të NATO-s sot në Kuçovë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Dronët TB2, ata kanë një hapje krahësh prej 12 metrash dhe mund të lëshojnë bomba për të shkatërruar tanket dhe artilerinë me ndihmën e një lazeri. TB2 mund të qëndrojë në qiell deri në 27 orë dhe mund të fluturojë deri në 150 kilometra nga baza e tij.

“Bayraktar” janë të pajisur me 4 raketa dhe pesha maksimale e dronit bombardues është deri në 650-700 kg.