Bota Të paktën 4 të vrarë nga të shtënat me armë në një...

Të paktën 4 të vrarë nga të shtënat me armë në një shkollë në SHBA

Të paktën 4 të vrarë nga të shtënat me armë në një shkollë në SHBA

Të paktën 4 persona mbetën të vrarë këtë të mërkurë nga të shtënat me armë zjarri në një gjimnaz në SHBA.

Sipas asaj që shkruan CNN, të shtënat ndodhën në gjimnazin Apalachee në Winder të Georgia-s.

Deri më tani raportohet po ashtu për 9 të plagosur, por numri i tyre mund të jetë edhe më i lartë,

Autori i ngjarjes së rëndë dyshohet të jetë një 14-vjeçar. Për momentin nuk është e qartë nëse ai ishte nxënës në këtë shkollë ose jo.

Ai është arrestuar nga autoritetet amerikane.

Shkaqet e kësaj masakre nuk dihen ende.

Në një reagim, presidenti amerikan Joe Biden tha se “nuk mund të vazhdojmë ta pranojmë këtë si diçka normale”

“Ai që duhet të ishte një sezon i gëzuar i rikthimit në shkollë në Winder të Georgia-s është kthyer në një tjetër kujtesë të tmerrshme sesi dhuna nga armët vijon të shkatërrojë komunitetet. Studentët nëpër vend po mësojnë sesi të mbrohen prej plumbave në vend se të mësojnë si të lexojnë e të shkruajnë. Nuk mund të vazhdojmë ta konsiderojmë këtë normale”, tha Biden në një deklaratë.

Shtetet e Bashkuara janë ndeshur me qindra raste të sulmeve me armë zjarri brenda shkollave dhe kolegjeve në dy dekadat e fundit.

Më i përgjakshmi ai në Virgnia Tech në vitin 2007, që rezultuan në mbi 30 të vdekur.

Sulmet kanë ndezur debate të ashpra mbi ligjet për armët dhe Amendamentin e Dytë të Kushtetutës, që garanton të drejtën “për të mbajtur armë”.