Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku ka sqaruar konfliktin me kolegun Dash Sula, gjatë mbledhjes së Komisionit për Çështjet e Europës. Ai tha se kjo ngjarje është e turpshme, ndërsa akuzon kolegun e tij se e ka sulmuar verbalisht.
“As në ’97-ën e tmerrshme kurrë nuk do e kisha imagjinuar që mund të gjendesha në situatë të ngjashme me atë që u ndodha sot. Unë kam marrë pjesë në një mbledhje të komisionit që drejtohet nga opozita nga kryetarja Jorida Tabaku, i ftuar nga kjo e fundit. Shkova të marr pjesë në mbledhje, u gjenda në sallë me një situatë surprizë. U ballafaqova me një ngjarje e cila më turpëron si qytetar i këtij vendi, si anëtar i PD, si deputet. Në një sulm të pakuptueshëm verbal që pastaj përfundoi me goditje fizike, një ish-kolegu im realizoi një skenë që turpëron çdo deputet të këtij parlamenti”, tha ai.
Ai e ka konsideruar si fyerje për këdo situatën e krijuar, ndërsa ka shprehur se ekziston vullneti për të heshtur opozitën, por megjithatë kjo nuk e justifikon sulmin ndaj tij.
“Unë e kuptoj se ka një vullnet për të heshtur opozitën, ka një aleancë për të heshtur siç ndodhi në seancën për rezolutën e Kosovës. Shqetësimi im është sesi mund të degradojë deri në këtë nivel jeta parlamentare. Kushdo duhet të ndihet i fyer nga kjo skenë pasojë e së cilës rashë viktimë unë”, shtoi ai.
Pjesë nga debati mes deputetëve:
Dashnor Sula: E ke dh*!
Kreshnik Çollaku: Pusho o Dash! O dash, pusho se ta them dhe gjënë tjetër, dhe më keq. Mos hyj në këto, bëj punën tënde…Të foli njeri?
Dashnor Sula: O udhëheqësi i madh! O udhëheqësi i madh…
Kreshnik Çollaku: Mos më fol si trim or burrë se e di unë ça je, O Dash mos or burrë me mu.
(Deputeti Dashnor Sula e qëllon me dosje, ndërhyn punonjësi i Gardës)
Dashnor Sula: Ta pres fytin po ik…
Kreshnik Çollaku: Ik tashi, unë bëj kallëzim penal.
Dashnor Sula: Ça ke, hë?
Kreshnik Çollaku: O langaraq, po ik o dreq se le kokrrën e nomit! (Garda e largon deputetin)
Dashnor Sula: Servil, legen!
Kreshnik Çollaku-deputetëve të opozitës: A e pe ça bëri?
Dashnor Sula: Ti shajte, ça të bona ty mor çun?!
Kreshnik Çollaku: O legen!
Dashnor Sula: Vazhdo, vazhdo…
Kreshnik Çollaku-Gardës: Qëlloi deputetin!
Dashnor Sula: Ku të qëllova mor, ku të qëllova? O mashtrues!
Kreshnik Çollaku: Ik mor palaço!
Dashnor Sula: Ti je mashtrues.
Kreshnik Çollaku: Shko hap mesazhet e Edi Ramës ti, palaço!
Dashnor Sula: Ee belaa…
Kreshnik Çollaku: Palaço, bën si demokrat, si opozitar..
Dashnor Sula: O mashtrues, o mashtrues!
Kreshnik Çollaku: E në darkë çon mesazhe, hapi letrat të shohim ku i ke tenderat?