Të rinjtë në Mbretërinë e Bashkuar po i braktisin thuajse krejtësisht lajmet televizive.
Sipas rregullatorit vendas të komunikimit, Ofcom, gjysma e Mbretërisë së Bashkuar sot lajmet i merr nga media sociale.
Llogaritet se personat e moshës 65 vjeç e lart, shohin mesatarisht 33 minuta lajmeve televizive në ditë, por për të rinjtë nga 16 deri në 24 vjec, thuhet se nuk shohin më shumë se dy minuta në ditë lajme të tilla.
Studimi i Ofcom-it po kështu tregon se njerëzit janë gjithmonë e më të prirur të hyjnë në argument online rreth lajmeve. Të dhënat tregojnë se të rriturit në Britani informohen në mënyre më aktive nga mediat sociale, hyjnë në lajme të përbashkëta të ndara nga miqtë apo të njohurit e i ndjekin zhvillimet përmes Facebook-ut ose Twitter-it.
Kjo kategori ka dhe gjasat më të mëdha të bëjë komente në postimet e reja që shikon. Burimi më më popullor i lajmeve në Britani mbetet BBC One – e konsultuar nga 58% e publikut – ndjekur nga ITV në vend të dytë me 40% dhe Facebook në 35%.
Shtimi i numrit të njerëzve që po kthehen nga mediat sociale për lajme është nxitur ndjeshëm nga popullariteti në rritje i ËhatsApp dhe Instagram si burime informacioni.