Miami vijon të jetë një ndër vendet e prekur në masë nga Covid-19. Por kjo nuk i ka ndaluar disa të rinj të festojnë e të shijojnë diellin dhe detin.
Grupe të rinjsh janë fotografuar duke festuar në jahte të ankoruara pranë Miami Beach, të hapura tashmë për publikun.
Ajo që u vu re ishte se askush nuk u kujtua më për të ruajtur distancimin fizik, por ishin tejet shoqëror me njëri-tjetrin, duke kërcyer dhe duke pirë.
E ndërsa parqet dhe argëtimi në jahte duket se është lehtësuar, plazhet, restorantet apo dyqanet vijojnë të jenë të mbyllura.
Deri më tani në Miami janë shënuar 378 viktima nga koronavirusi.