Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me Interpol Tiranën kanë evidentuar dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Konkretisht, në pranga të policisë ka rënë 33-vjeçari K.Ç. i dënuar më parë në Gjermani për trafikim narkotikësh.
33-vjeçari do të ekstradohet drejt Italisë, pasi Gjykata e Pavias, Itali, me vendimin e datës 24.10.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim droge”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Maksimumi i dënimit është 20 vjet burgim.
Gjithashtu, është arrestuar edhe 59-vjeçari S.All i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vitin 2014 e ka dënuar 59-vjeçarin me 7 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Me datë 15.10.2011, në dalje të qytetit të Elbasanit, 59-vjeçari është kapur teksa shiste në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, sasi lënde narkotike heroine.