Një shtetas polak dhe një turk, të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë kapur dhe arrestuar në Rinas dhe arrestuar më qëllim ekstradimin.
Konkretisht, është arrestuar 52-vjeçari, Robert Chojnacki, banues në Poloni, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Varshava pasi Gjykata Lokale e Poznan, Poloni, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Pjesëmarrja në grup kriminal” parashikuar nga legjislacioni penal polak;
Si dhe 53-vjeçari me iniciale O. O., lindur në Turqi dhe banues në Gjermani. Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata Lokale e Hildesheim, Gjermani, në vitin 2021, ka nxjerrë urdhër arresti për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, parashikuar nga legjislacioni penal gjerman.
Interpol Tirana do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Polonisë dhe Gjermanisë.