Bota Të shtëna me armë kundër Trump, kandidati për president largohet i gjakosur...

Të shtëna me armë kundër Trump, kandidati për president largohet i gjakosur nga podiumi

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është larguar i gjakosur nga podiumi ku po mbante një fjalim gjatë një mitingu elektoral në Pensilvani.

Foto e siguruar nga CNN shfaq Trump të gjakosur.

Sipas raportimeve janë dëgjuar zhurma të shtënash me armë para se Trump të binte në tokë.

Më pas ai është ngritur nga efektivët e Shërbimit Sekret dhe është larguar nga podiumi.