Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Kurbin.
I plagosuri është Besnik P dhe ai është dërguar në Spitalin e Traumës në kryeqytet.
Autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar nga policia si Besnik S. dhe është shpallur në kërkim.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.
Informacioni paraprak i policisë:
Në Lagunën e Patokut, Kurbin, rreth orës 17:00, shtetasi B. S. 56 vjeç, banues në Milot, dyshohet që pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me çifte, shtetasin B. P. 49 vjeç, banues në Krujë, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli e po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit.