Të paktën 4 plumba u qëlluan në drejtim të një makine të parkuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Shkodër.
Të shtënat ndodhën rreth orës 20:10, në lagjen “Partizani”, për shkaqe momentalisht të panjohura. Si pasojë e plumbave mbeti e dëmtuar makina që ishte dhe shënjestër e sulmit.
Të paktën 4 plumba u qëlluan në drejtim të një makine të parkuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Shkodër. Të shtënat ndodhën rreth orës 20:10, në lagjen “Partizani”, për shkaqe momentalisht të panjohura.
Si pasojë e plumbave mbeti e dëmtuar makina që ishte dhe shënjestër e sulmit, ashtu sikurse edhe një automjet që ndodhej ngjitur me të.
Ndërsa policia, në një njoftim për mediat tha se autorë të ngjarjes janë dy persona që lëviznin me motor.
“Rreth orës 20:10, në lagjen Partizani, në Sheshin Rus, nga një person që qarkullonte me një motomjet pa targa është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Peugeot të parkuar, në pronësi të shtetasit E. H. Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjetin e shtetasit E. H., si dhe dëmtime të lehta dhe në një automjet të parkuar afër automjetit tip Peugeot.
Pas marrjes së njoftimit shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit dhe të drejtuesit të motomjetit që lëvizte autori.
Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohen kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme ku dyshohet se mund të jenë fshehur autori dhe bashkëpunëtori i tij, drejtuesi i motomjetit“, tha policia e Shkodrës në një njoftim paraprak.