Aktualitet Të vaksinuarit udhëtojnë lirshëm në BE nga 2022

Të vaksinuarit udhëtojnë lirshëm në BE nga 2022

Të gjithë qytetarët e vaksinuar mund të udhëtojnë në Bashkimin Europian pa kufizime, duke filluar nga viti 2022.

Kështu informoi Komisionerja Europiane për Punë të Brendshme Ylva Johansson, gjatë një konferencë për shtyp.

Kushti i vetëm për të udhëtuar lirisht është që vaksinat e bëra të jenë të njohura nga BE. Ndërsa ata që kanë bërë vaksina që nuk janë të njohura nga BE, por i njeh OBSH, duhet të bëjnë edhe një test PCR.

Gjithashtu, test PCR nevojitet edhe për personat që e kanë kaluar virusin.

Deri më tani, ishte në dorën e vetë shteteve të unionit për të përcaktuar politikat e tyre në lidhje me hyrjet nga vende të tjera që janë apo nuk janë pjesë e BE-së.