Vrasja e një fëmije nga një 38-vjeçar ka shokuar vendin. 8-vjeçari është gjetur pa jetë në oborrin e banesës së të dyshuarit, në fshatin Grecalli të Fierit.
Daja i të miturit u shpreh para mediave se kërkon drejtësi nga shteti.
“Ky është shteti. Duam drejtësi. Ta varin si qen. Nuk dimë që të kenë pasur konflikte”, u shpreh daja.
Çalamani e rrëmbeu fëmijën e fqinjit rreth orës 9 të mëngjesit të së martës, kur i mituri po lëvizte me biçikletë. Pas kësaj autori e mbajti peng derisa e vrau dhe më pas e mbuloi me baltë në një cep të oborrit të tij.
38-vjeçari Çalamani është i njohur për policinë pasi dhe në vitin 2006 ka marrë peng një tjetër të mitur. Në atë kohë ai bashkëpunoi me një tjetër person, dhe mbajtën vajzën e mitur duke e torturuar për 20 minuta. Dy autorët u dënuan nga gjykata e Fierit me 4 vite burgim për veprën penale të heqjes së lirisë e kryer në bashkëpunim.