15 qytetarë kanë humbur betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Numri më i lartë i viktimave është shënuar në Fier dhe Durrës, ku kanë vdekur nga 3 pacientë të infektuar.
“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Fier, 3 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Librazhdi, moshave 59-87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”.
Mbi 2400 testime janë kryer gjatë orëve të fundit dhe kanë rezultuar pozitivë 448 qytetarë.
“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 113 raste në Tiranë, 30 raste në Shkodër, 28 raste në Gjirokastër, 26 raste në Durrës, , 23 raste në Korçë, 20 raste në Fier, 19 raste në Sarandë, 18 raste në Librazhd, 16 raste në Berat, 14 raste në Elbasan, 12 raste në Vlorë, 10 raste në Kolonjë, 8 raste në Kurbin, Lushnje, 7 raste në Devoll, Ura Vajgurore, 6 raste në Mirditë, Pogradec, Skrapar, Dropull, 5 raste në Kukës, Kamëz, Tepelenë, Kuçovë, 4 raste në Kavajë, Dibër, Malësi e Madhe, Peqin, Libohovë, 3 raste në Rrogozhinë, Selenicë, Përrenjas, 2 raste në Lezhë, Mallakastër, Himarë, Vorë, 1 rast në Krujë, Tropojë, Belsh, Memaliaj, Gramsh, Finiq, Poliçan, Këlcyrë”.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 696 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 87 193 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 357 pacientë. 19 prej tyre janë në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Gjatë ditës së sotme janë kryer 2,302 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 53,992 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.