Kur flasim për kontinentet, mendojmë gjithmonë se janë pesë, të paktën ky është mendimi i parë: Afrika, Amerika, Azia, Europa dhe Australia. Megjithatë, ne e dimë mirë se në të vërtetë janë gjashtë, vetëm se njëri nuk konsiderohet sepse…praktikisht është i pabanuar.
Bëhet fjalë për Antarktidën, kontinentin e akullt, që rrethon polin tokësor të veriut. Një kontinent i pabanuar, të paktën nga njerëzit, por gjithsesi shumë interesant për t’u njohur. Edhe pse disa kanë dëshirë ta vizitojnë.
Antarktida është shkretëtira më e madhe në botë
Padyshim, Antarktida është shkretëtirë ose më mirë, shkretëtira më e madhe në botë. Kjo gjë mund të duket paradoksale, duke qenë se është e gjitha prej uji dhe ky i fundit në shkretëtirë mungon. Përcaktimi është se, një shkretëtirë është një vend i pabanuar ku, praktikisht, nuk bie shi dhe Antarktida përshtatet perfekt me këtë përshkrim. Në fakt, në këtë kontinent, për shkak të presionit të lartë, nuk bie pothuajse kurrë shi; me shumë vështirësi kalojnë 10 centimetra shi në vit.
Temperaturat më të ulëta në botë
Temperatura më e ulët e regjistruar ndonjëherë në botë është padyshim ajo e kapur në Antarktidë, nga një stacion rus në vitin 1983. Termometri shënoi -84 gradë Celsius. Temperaturë shumë e ulët, por fatmirësisht më e lartë se sa temperatura e lëngëzimit të azotit dhe oksigjenit, vlerat përkatëse të të cilëve janë -170 gradë. Nëse mund të arrijmë në këtë temperaturë, ajri do të bëhet i lëngshëm!
Njeriu i parë në Antarktidë
Nëse mendojmë epokën e eksplorimeve historike, pra epokën e zbulimit të Amerikës, ajo e shkuarjes së njeriut të parë në kontinentin e ngrirë është thuajse një ngjarje më vete. Kjo gjë ndodhi 50 vjet më parë. Roal Amundsen qe njeriu i parë që shkoi në Antarktidë, në vitin 1911.
Frika prej zjarreve
Mund t’ju duket e pamundur, por për këdo që jeton në Antarktidë, përgjithësisht për qëllime studimi, një nga rreziqet më të mëdha konsiderohen zjarret. I ftohti nuk ka efekt mbi zjarrin dhe mbi të gjitha, ajri shumë i thatë dhe pa lagështi ndikon për keq në përhapjen e tij.
Fëmija i parë
Në janar të vitit 1979, Emile Marco Palma u bë fëmija i parë i lindur në kontinentin më jugor. Argjentina e dërgoi nënën shtatzënë të fëmijës, në përpjekje për të kërkuar një pjesë të kontinentit.
Traktati i Antarktidës
Traktati i Antarktidës u firmos më 1 dhjetor 1959, pas më shumë se një vit negociatash të fshehta mes 12 shteteve. Ai ua dedikon kontinentin aktiviteteve kërkimore paqësore. Deri më tani, 48 shtete e kanë firmosur këtë traktat.
Sporti i skisë
Eksploruesja dhe meteorologia britanike, Felicity Aston, ishte i pari person që bëri ski në Antarktidë vetëm përmes fuqisë muskulore. Ajo udhëtoi 1744 kilometra në 59 ditë midis vitit 2011 dhe 2012.
Ekzistenca e liqenit
I fshehur nën akullin e Antarktidës është edhe një liqen i tërë. Liqeni Vostok është një liqen i pacenuar me ujë të pastër i groposur nën 3.7 kilometra akull. Ky liqen është gjithashtu më i madhi prej 200 të tjerëve që gjenden të mbuluara po ashtu nga akulli.