Opinione Të vërtetat e protestës së studentëve

Të vërtetat e protestës së studentëve

Nga Erion Muça

Protesta e studentëve po vijon prej 9 ditësh me kërkesat e tyre tashmë të bëra të njohura në media. Intensiteti i tyre ngjalli shpresë, kurajo, guxim dhe inciativë për tu përshëndetur dhe mbështetur pasi kishim vite që nuk kishim parë një protestë aq masive jo politike dhe jopartiake. Zhvillimi i protestës e arriti rezultatin e parë me tërheqjen e Ministrisë së Arsimit për heqjen e tarifës së lartë të provimeve. Ky veprim nuk mjaftoi të shuante protestën e studentëve duke bërë që ata të kërkojnë vendosmërisht plotësimin e të gjitha pikave të kërkesave tëtyre duke mos pranuar negocim të asnjë lloj natyre me qeverinë apo Ministrinë e Arsimit.

Në fakt nisja e protestës dhe vijimi i saj po duket sikur po e humbet vrullin e fillimit dhe për këte fajtori i vetëm është mos konceptimi dhe planifikimi i saktë i saj që në fillim, mos të qenit kompakt por edhe nga mbështetja e ulët e qytetarëve. Ajo nisi si manifestim masiv, vijoi paqësisht, u përqëndrua në një institucion, pati një nr shumë të lartë studentësh dhe përkrahësish të saj por tani pjesëmarrja dita-ditës po reduktohet. Konkluzioni: stërmundim dhe rraskapitje të protestuesve kjo pasi edhe vetë populli në demokraci nuk e ushtron vullnetin e vet pa përfaqësi apo përfaqësues, me përjashtim të referendumit,icili cilësohetipapërshtatshëm dhe jorezultativ për organizimin dhe mirëmenaxhimin e një proteste.

Përkrahja e protestës dhe kompaktësia e saj po reduktohet sepse vendosmëria për të këmbëngulur fort dhe me guxim drejt plotësimit të të gjitha pikave nuk po shoqërohet paralelisht me angazhimin e të gjithëvejo vetëm studentëve por të gjithë njerëzve të pakënaqur dhe të rebeluar nga menyra sesi po qeveriset vendi. Arsyeja tjeter e zbehjes se furise se protestes lidhet me faktin se ka përpjekje për transformin dhe përvetesimin e saj, nga lëvizjet rinore të partive politike, ku njëra palë po përpiqet  për ta shndërruar në kauzë të vetën dhe pala tjetër për ta përçarë dhe amortizuar kësisoj furinë dhe impaktin e saj për vendimarrësit duke vendosur po ata nëfund se cilat nga pikat do të plotësojnë dhe cilat jo. Teknikat dhe strategjitë e manipulimit politik në media të qasjes qeverisëse për të negociuar, po sjellin një konfuzion të qëllimshëm në radhë të parë për të zbehur fuqinë e protestës në vemendjen mediatike dhe përceptimin e opinionit publik për të dhe në radhë të dytë për të devijuar kërkesat e studentëve drejt plotësimit vetëm të atyre pikave lehtësisht të zbatueshme.

Mediat dhe përfaqësues publik dolën krejtësisht hapur në mbështetje të protestës po ashtu edhe une, por ajo s`mund të jetë dot e pakrompomistë dhe moskokëçarëse duke shpërfillur armët më të forta të demokracisë komunikimin, dialogun, diskutimin e negocimin. Nuk mundet një protestë në kulturën e të protestuarit që kemi në këto vite, vetëm me pjesëmarrjen masive të fillimit, të arrijë menjëherë më shumë se 1 rezultat apo të ketë më shumë se 1 kauzë.Përvojat dhe eksperiencat tona të tranzicionit na kanë treguar se edhe kur ka patur dhunë, konflikte dhe greva urie në protesta vendimarrësit nuk janë tërhequr përkundrazi kanë bërë çdo gjë për të tjetërsuar realitetin faktik. Nuk mundesh dot në shoqëritë perëndimore të përfitosh si kapital nga një protestë me shumë se 1 apo 2 pika tëplotësuara apo kauza sidomos kur historiku i kulturës dhe mentalitetit tone,na ka ballafaquar me precedentë të protestuari, për gjërat dhe kauzat e gabuara,e ku përgjithësisht nga to kanë përfituar makutërisht vetëm forcat politike.

Masivizimi i protestës dhe mosbindja për dialog lidhet edhe me skepticizmin si rrjedhojë e sistemit të mashtrimit të ngritur në kult, që ka përqafuar çdo segment të stilit dhe modelit tonë të jetesës, nisur edhe sesi i ndjekim rrugët për të patur një arritje apo sukses. Mosbesimi dhe gënjeshtra janë kthyer në standarte të zakonshme dhe modele permanente të të parit të zhvillimit personal dhe profesional, e ku nëpërmjet tyre, përditë e më shumë, po presupozohet se mund të arrihet më shpejt suksesi. Mosbesimi ndaj premtimeve të bëra këto 28 vite pluralizëm, i bën sot studentët protestues, të jenë të palëkundur e të bindur, se as me negocim nuk do të arrihet realizimi i kërkesave të tyre.

Ata duket se janë të frikësuar nga lloji i tyre, nga bashkëmoshatarët e tyre, nga pikëpamjet e tyre për tu shkolluar dhe zhvilluar, nga diferencat sociale dhe profesionale, nga pabarazitë ekonomikë që kanë të rinjtë midis atyre që kanë mundësi financiare për të kryer studimet jashtë vendit apo në universitete private brenda vendit. Studentët protestues janë të pambrojtur nga monopolizimi dhe dominimi i pushtetit  të një pakice në dëm të shumicës së pafuqishme ekonomikisht, sidomos ata të cilët me sakrificat e familjes po përpiqen të shkollohen për një jetë më të mirë. Ata po shpëfillen edhe në protestë duke u tentuar “të shtypen” nga hilet, dinakëria dhe babëzia e përfitimit nga ana e atyre që nuk janë, pavarësisht moshës,të dëmtuarit kryesor të vendimarrjeve qeverisëse në arsim.

Ata nuk po mbështetensa duhet ndërsa kërkesat e tyre nuk po legjitimohen por po sulmohen nga vendimarrësit me çdo lloj mjeti që të tërhiqen nga to. Protesta e tyre po komentohet dhe pasqyrohet sikur ka arritur në momentine negocimit por ky element po përbën, në përballje deklaratash dhe argumentesh, veçsenjë tentativë flagrante e të paskrupullt qeveritare për përvetësimin e saj. Ata(studentët) nuk kanë drejtim apo lidership pasi po të kishin do të ndiqnin një rrugë dhe një strategji por strategjia e tyre e vetme duket se është ndryshimi i situatës ekonomiko-sociale të tyre, me pas arsimit dhe në fund prosperitetittë vendit. Protesta e tyre nuk ka plan por duket si një dëshirë e brendshme që lind e buron nga energjia, pasioni dhe vitaliteti i moshës si dhe gjendja dhe kushtet e vështira  në të cilat ndodhen.

Fatkeqësisht, organizimi i protestave ndër vite na ka dhënë një shembull të keq sesi përfaqësitë e organizimit të tyre janë joshur dhe blerë nga të dëmtuarit kryesor të pasojave apo dëmeve që sjell organizimi i tyre duke u zhbërë që në nisje. Ekperiencat shumëvjeçare na kanë dhënë plot sinjale, shenja dhe fakte sesi përfaqësimi i shumicës degjeneron në mbushje xhepash të pakicës dhe përfaqësuesve të protestave. Kemi parë sesi biçim organizatash dhe fondacionesh kanë zhvilluar protesta por jo për të mirën e shumicës por për të justifikuar fondet e mëdha që fusin në xhep, ku justifikimi i vetëm i tyre nuk është arritja e rezultatit por thjesht organizimi i tyre.

Jemi dëshmitarë sesa të paqëndrueshëm dhe individualistë jemi si njerëz saqë harrojmë parimet dhe tëmirën e përgjithshme duke ndjekur gjithnjë linjën e përfitimit personal, në neglizhencë totale të çdo parimi njerëzor të edukatës, kulturës apo moralit. Jemi përballur me plot raste të protestave me bazë kauza jo të ndjeshme për targetgrupe të caktuara të shoqërisë por që bëhen vetëm për influencë, fitim pushteti apo ruajtje pushteti sidomos atij politik.

Arsimi publik duhet të jetë falas dhe nëse nuk është duhet të funksionojë mekanizmi i kredisë studentore të përballueshme me interes zero dhe pagesa të fillojë kur studenti të fillojë paralelisht një punë part-time për të mbajtur veten por dhe paguar këstet e kredisë së marrë. Në momentin qëkysistem ose nuk funksionon ose nuk ekziston, shteti duhet të marrë masa financiare për plotësimin e infrastrukturës dhe logjistikës, për një arsim nëmos falas me kosto të ulët. Studentët kanë të drejtë të protestojnë por janë vendimarrësit ata që nuk kanë fare të drejtë të përdorin mjete dhe strategji manipuluese, për zbehjen me qëllim zhbërjen e objektit dhe rëndësisë së zhvillimit të tyre, por tëmarrin parasysh me seriozitet kërkesat e tyre.

Pavarësisht gjithçkaje, studentët janë energjia dhe pjesa më vitale dhe intelektuale e shoqërisë dhe shëmbëlltyrë e pasqyrim i kulluar sesi shoqëria, politika apo mirëqenia e vendit, do të jenë në të ardhmen e afërt dhe të largët. Për këtë arsye, mbështetja ndaj protestës së tyre nga cilido duhet të jetë e lartë dhe e pakursyer, që të gjitha apo pjesa më e konsiderueshme e kërkesave të tyre të plotësohet, që nesër të jemi më mirë se sot.