Ndjekje me vrap nëpër rrugicat e Tiranës dhe më pas shtrirja në tokë e shpërndarësve të drogës.
Këto pamje të operacionit ‘Qelqi” të finalizuar mëngjesin e sotëm nga policia e Tiranës janë të denja për një skenë filmi.
Në aksion policët mësohet se ishin veshur civilë, për të mos rënë në sy, ndërsa për të neutralizuar shpërndarësit përdorën edhe një BMW X5 dhe një Audi blu.
Pasi i paralajmërojnë shpërndarësit të shtrihen në tokë, policët iu kërkojnë të mos lëvizin dhe i prangosin.
Kujtojmë se 5 të arrestuarit e sotëm Ilir Zyberi (Avdillari), 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, Fabian Zyberi (Avdillari), 20 vjeç, banues në Tiranë, Gentian Boci, 32 vjeç, banues në Tiranë, Odisjen Sakollari, 24 vjeç, banues në Tiranë dhe D. A., 17 vjeç, banues në Tiranë shpërndanin drogë në zonën e Kombinatit,Yzberishtit dhe Kasharit.