Janë gjetur në Përmet vajzat 16-vjeçare nga Tirana, të cilat ishin zhdukur që prej 1 janarit. Ato ishin larguar nga banesat e tyre ditën e parë të vitit të ri, me pretendimin se do takonin njëra-tjetrën.
Burime zyrtare thanë se vajzat janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhen në Komisariatin e Policisë Përmet.
Familjarët ditën tjetër denoncuan zhdukjen e tyre në polici.
NJOFTIMI I POLICISE
Si rezultat e kontrolleve të vazhdueshme nga DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Komisariatin e Policisë Përmet, paraditen e sotme u bë e mundur gjetja e dy vajzave të mitura që janë larguar nga banesa më datë 01.01.2021.
Vajzat janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhen në Komisariatin e Policisë Përmet, ku do të merren nga shërbimet e DVP Tiranë dhe do të dërgohen nëpër banesat përkatëse.