Kiara Tito, një ish-banore e Big Brother Vip, e ftuar në “Më Lër të Flas” me Donald dhe Romeo Veshajn, u pyet për deklaratën e Tea Trifonit, e cila tha pak më parë në studio se kunati i Kiara Titos e ka kërcënuar atë me jetë. Kiara e mohoi deklaratën
“Jo, nuk është e vërtetë. Ka shumë personazhe që ndoshta thonë gjëra për vëmendje”, tha Kiara.
Donaldi: Kishim Tean pak më parë dhe tha se burri i tezës së Kiarës më ka kërcënuar.
Kiara: Nuk është e vërtetë.
Donaldi: Ishte shume e prekur.
Kiara: Vërtetë?
Donaldi: Po e pyetëm nëse e ke sqaruar me Kiarën, s’kam ça të flas më tha.
Kiara: Prodhohen shumë lajme, ka dhe shumë personazhe që nuk e di për çfarë e bëjnë, ndoshta për vëmendje, por nuk ka kërcënuar kurrë, është shumë e shëmtuar.
Kiara zbulon kritikën që nëna e Luizit i bëri kur u takuan
Kiara ka rrëfyer edhe takimin me nënën e Luizit, duke thënë ishte shumë e ngjashme si karakter me këngëtarin, ndërsa zbuloi dhe një kritikë që ajo i kishte bërë. Ajo tha se Angjelina Ejlli e kritikoi për faktin që ajo nuk ka gatuar asnjëherë në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
“Vjehrra ishte shumë e mirë, zonjë grua, e bukur, simpatike. Super karakter, i ngjante shumë Luizit. E putha, dhe ajo më përqafoi. Kaluam shumë mirë. Më tha dhe një gjë: Pse ma ke lënë djalin pa ngrënë. Si nuk ke gatuar asnjëherë. I thashë jo provat, jo presioni”, tha Kiara.