Partia Demokratike denoncoi se qeveria ka kaluar në pronësi të Bashkisë së Tiranës, territorin e Teatrit Kombëtar.
Kryetari i PD, Lulzim Basha e quan këtë një akt lufte ndaj artit.
“Ndërkohë që shqiptarët presin zgjidhje për krizën që ka pllakosur, Rama gjen kohë vetëm për të grabitur. Kalimi i TK në pronësi të kryebetonierit të mafias është akt lufte ndaj artit dhe qytetarisë dhe provokim ndaj BE dhe përfaqësuesve të saj në vigjilje të Ditës së Europës”.