Kryesore “Tek ne nuk ka jelekverdhë, edhe jeleku antiplumb i Berishës është vjetruar”

“Tek ne nuk ka jelekverdhë, edhe jeleku antiplumb i Berishës është vjetruar”

Ish-kreu i Kuvendit, Servet Pëllumbi thotë se kongresi i Partisë Socialiste do të përcjellë një mesazh të fortë për socialistët dhe fitoren e zgjedhjeve të qershorit.

I pyetur për situatën politike në vend dhe mesazhet e presidentit Meta, Servet Pëllumbi tha se nuk komenton deklaratat në panik të presidentit.

Kryeministri duhet të realizojë programin për të cilin është angazhuar para elektoratit, kjo është kryesorja. Po realizoi mirë këtë, ka realizuar edhe të tjerat”, tha Pëllumbi kur u pyet se ç’mund të bëjë më tepër Rama për të zgjidhur krizën.

“Për sa i përket situatës, nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Edhe në Francë jelekverdhët kanë pesë muaj që protestojnë, por Macron vazhdon punën i qetë. Këtu te ne nuk ka jelekverdhë, madje edhe jeleku antiplumb i Berishës është vjetruar”.

Pëllumbi thotë se nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme, pasi shumica i ka votat për të qeverisur.