Një studim i ri ka kërkuar të hedhë poshtë mendimin popullor se teknologjia kontribuon në vetminë në shoqëri.
Universiteti York në Britaninë e Madhe, në të dhënat e mbledhura nga 180 persona për një periudhë prej dy vitesh ka dëshmuar se teknologjia në fakt luan një rol në reduktimin e ndjenjës së vetmisë.
“Njerëzit që pranuan teknologjinë panë statistikisht një reduktim të ndjeshëm në vetminë emocionale dhe sociale”, tha WaveLength, një organizatë bamirëse që bëri raportin.
Organizata jofitimprurëse u dhuron radio, televizione dhe tableta personave që jetojnë në varfëri për t’i ndihmuar që të luftojnë vetminë.
“Pas pranimit të teknologjisë, njerëzit vlerësuan shëndetin e tyre në nivel më të lartë krahasuar me dy muaj më parë”, tha raporti, duke shtuar se reduktimi i vetmisë u shoqërua me një rritje në shëndetin e vetëvlerësimit.
“Teknologjia çoi në përmirësimin e mirëqenies mendore, cilësinë e jetës dhe kënaqësinë. Për njerëzit që nuk kanë asgjë, teknologjia është një litar i vlefshëm shpëtimi”, tha raporti.