Bota Teknologjia tregon se si Trump shpëtoi nga plumbi për milimetra (VIDEO)

Teknologjia tregon se si Trump shpëtoi nga plumbi për milimetra (VIDEO)

Një video 3D ka treguar si se ish-presidenti amerikan Donald Trump shpëtoi me milimetra nga vdekja nga plumbi që e kapi në vesh.

Dhe kjo ndodhi në të qindtat e sekondit kur Trump ktheu kokën djathtas teksa ishte duke folur me mbështetësit në një tubim elektoral në Pensilvani.

Kjo video e re po bën xhiron e mediave sociale.

Pamjet tregojnë këndin dhe trajektoren e plumbit që ishte nisur drejt Trump.

Nëse nuk do të ishte kthyer djathtas, plumbi do ta kishte goditur në kokë. Sipas ekspertëve, nëse nuk do të ishte fatale, e sigurt është që Donald Trump do të ishte në gjendje tepër të rëndë.

Vetë Trump, duke folur pas tentativës për vrasjen e tij, tha se gjëja më e pabesueshme ishte fakti që ktheu kokën në kohën e duhur.

Atentatori 20-vjeçar i Donald Trump u eliminua nga snajperistët e Shërbimit Sekret.