Bota Telefonata mes Xi dhe Biden: E gjithë bota do të përfitojë kur...

Telefonata mes Xi dhe Biden: E gjithë bota do të përfitojë kur Kina dhe SHBA të punojnë së bashku

Politika amerikane ndaj Kinës ka çuar në vështirësi serioze në marrëdhëniet dypalëshe duke ndikuar në të gjithë botën, i deklaroi presidenti kinez Xi Jinping homologut të tij amerikan, Joe Biden.

Në një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan Joe Biden, presidenti kinez deklaroi se “vetëm atëherë kur Kina dhe SHBA të punojnë së bashku, atëherë të dy vendet dhe e gjithë bota do të përfitojë”.

Agjencia kineze e lajmeve, Hsinhua raportoi se “të dy vendet dhe e gjithë bota do të vuajnë nëse Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përballen me njëra-tjetrën”.

Biseda midis dy udhëheqësve është e para pas tërheqjes së SHBA nga Afganistani.

”Xi pati një diskutim të sinqertë dhe të thelluar me Biden gjatë bisedës së tyre të parë të bërë pas shtatë muajsh. Udhëheqësit patën një komunikim të sinqertë dhe të gjerë strategjik mbi marrëdhëniet Kinë-SHBA dhe çështjet me interes të ndërsjellë”, shtoi ajo.