Nga Aurenc Bebja*, Francë
“Le Petit Marseillais” ka botuar, të shtunën e 8 prillit 1916, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me telegramin e Esat Pashë Toptanit dërguar asokohe kryeministrit francez, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Esat Pasha u kthye nga Fronti
Paris, 7 prill.
Gjenerali Esat Pasha i dërgoi telegramin e mëposhtëm Presidentit të Këshillit me rastin e vizitës së tij në frontin francez:
Gjeneral Esat Pasha, President i Qeverisë shqiptare, për Shkëlqesinë e Tij z. Briand, President i Këshillit, në Paris.
Falënderoj përzemërsisht Shkëlqesinë Tuaj që më dha mundësinë, aq shumë të dëshiruar nga unë, që të shkoj dhe të përshëndes në postin e tyre luftarak ushtarët e ushtrive guximtare të Republikës.
Do të mbaj një përshtypje të palëkundur të heronjve, të cilët përballen, sot, me gjoksin e tyre prej luani të pathyeshëm për të mbrojtur atdheun e tyre, si dhe për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e kombeve.
*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania