Për të festuar përvjetorin e parë të vënies në punë të teleskopit diellor Inouye, Fondacioni Kombëtar Amerikan i Shkencës (National Science Foundation) ka publikuar disa imazhe spektakolare dhe të papara të Diellit, veçanërisht të sipërfaqes së tij dhe të kromosferës (një shtresë e atmosferës diellore).
Pamjet datojnë në qershor 2022 dhe tregojnë një rajon prej 82,500 kilometrash në diametër. Një imazh i Tokës është vendosur gjithashtu në fund djathtas për një kuptim më të mirë të përmasave.
Inouye “është teleskopi diellor më i fuqishëm i ndërtuar ndonjëherë në Tokë”, thotë drejtori i Fondacionit Kombëtar të Shkencës, Sethuraman Panchanathan.
“Do të ndryshojë përgjithmonë mënyrën se si ne eksplorojmë dhe kuptojmë Diellin tonë. Informacioni që mbledh do të transformojë mënyrën se si Shtetet e Bashkuara dhe planeti parashikojnë dhe përgatiten për ngjarje të tilla si stuhitë diellore,” shtoi ai.
Teleskopi ndodhet në Observatorin Haleakala, Hauai, dhe operohet nga Shoqata e Universiteteve për Kërkime në Astronomi (AURA) përmes Observatorit Kombëtar Diellor (NSO).