Një ndër mediat e pavarura ruse, Tv Rain ka njoftuar se do të ndalojë transmetimin për një kohë të pacaktuar pasi është nën presion për mbulimin e luftës në Ukrainë.
Rregullatori rus i telekomunikacioneve kishte bllokuar TV Rain në fillim të kësaj jave, duke e akuzuar atë për “nxitje të ekstremizmit, abuzim me qytetarët rusë, duke shkaktuar prishje masive të qetësisë dhe sigurisë publike dhe inkurajimin e protestave”, sipas raporteve.
Ndërkohë që dje, media transmetoi shfaqjen e saj të fundit në internet.
“Jo luftës”, tha një ndër themelueset e këtij kanali, ndërkohë që punonjësit dolën nga studioja. Më pas kanali nisi të shfaqte pamjet e një shfaqjeje të Liqenit të Mjellmave të Çajkovskit.