Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka vlerësuar bashkimin e vendit dhe e ka cilësuar swrish ‘operacion special’ ndërhyrjen në Ukrainë gjatë një fjalimi të mbajtur të premten në stadiumin ‘Luzhniki’ në Moskë.
“Vendi nuk ka pasur një bashkim të tillë prej shumë kohës”, tha Putin para një turme masive me flamuj në duar.
Putini e justifikoi veprimin duke përsëritur pretendimet se në Ukrainë kishte gjenocid në Donbas.
“Ndalimi i gjenocidit ishte qëllimi i operacionit special”, tha ai duke shtuar se civilët në Ukrainë i kanë mirëpritur trupat ruse.
Ndërsa Putin po përfundonte fjalimin, televizioni shtetëror e ndërpreu papritur duke transmetuar këngë patriotike që ishin kënduar më parë nga Oleg Gazmanov.
Pas rreth 5 minutash, fjalimi i Putinit është ritransmetuar nga fillimi deri në momentin kur lideri rus largohet nga skena.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u tha gazetarëve se ndërprerja erdhi për shkak të një problemi teknik në server raporton ‘Reuters’.
Ngjarja shënonte 8-vjetorin e aneksimit të Krimesë, por shumica e fjalimeve ishin për pushtimin e Ukrainës.
Policia e Moskës tha se më shumë se 200 mijë persona ishin mbledhur brenda dhe rreth stadiumit ku u zhvilluar finalja e botërorit të futbollit në 2018.
Të pranishmit në stadium mbanin në duar flamuj me simbolin ‘Z’, simbol që përdor ushtria ruse gjatë ndërhyrjes në Ukrainë.