Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 3 të rinj, nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të qytetit.
Në kuadër të operacionit “Tempulli” u bë i mundur arrestimi i Sh. E., 21 vjeç, S. Q., 20 vjeç dhe K. S., 17 vjeç, të tre banues në Shkodër, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre.
Shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Renault” në të cilin ishin 3 të arrestuarit, të cilëve gjatë kontrollit fizik iu gjetën doza kokaine, gati për shitje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.