Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani është marrë në pyetje nga prokuroria lidhur me çështjen e abuzimeve me tenderat e Ministrisë së Drejtësisë në burgje.
Mësohet se Manjani është thirrur në prokurori ditën e martë dhe ka qëndruar përballë prokurorëve të çështjes për më shumë se dy orë.
Sipas informacioneve pranë organit të akuzës, Manjani është shprehur se nuk ka dijeni në lidhje me abuzimet që kanë ndodhur.
Por krahas Manjanit pritet që organi i akuzës të marrë në pyetje dhe një sërë zyrtarësh të tjerë, ku mes të cilëve është dhe ish-ministri tjetër i Drejtësisë, Petrit Vasili.
Në lidhje me këtë çështje, gjykata ka dhënë deri më tani një sërë vendimesh ndaj 12 zyrtarëve që kanë pasur lidhje me këtë çështje.
Zyrtarët e akuzuar
Juliana Hoxha-arrest shtëpie
Arlind Alika-arrest shtëpie
Airel Lamçe-arrest shtëpie
Lusien Ali-në kërkim
Marsuela Aliaj-detyrim paraqitje
Doralda Muka-detyrim paraqitje
Arlin Arapi-detyrim paraqitje
Orgesa Goga-detyrim paraqitje
Eris Sheshi-detyrim paraqitje
Ethem Vigani-detyrim paraqitje
Ornela Bleda-detyrim paraqitje
Ilir Çuni-detyrim paraqitje