Denoncimi i një rasti abuzimi seksual në Kinë ndaj një ish-zyrtari lartë të qeverisë nxiti diskutime, të cilat autoritetet kineze u kujdesën t’i shuajnë në kohë rekord, çka reflekton ndjeshmërinë e lartë ndaj akuzave të kësaj natyre. Denoncimi u bë një nga teniste ndaj një ish-zyrtari të lartë qeveritar.
Në një postim të gjatë në rrjetet sociale që u zhduk shpejt, Peng Shuai shkroi se Zhang Gaoli, ish-zëvendëskryeministër dhe anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike, e kishte detyruar atë të bënte seks pavarësisht refuzimeve të përsëritura pas një raundi tenisi tre vjet më parë.
Peng është një ish-lojtare e rangut të lartë dhe është vlerësuar me çmime, përfshirë Grand Slams në Wimbledon në 2013 dhe French Open në 2014.
Postimi u bë të martën në mbrëmje në llogarinë e saj në, Weibo, platforma kryesore e mediave sociale kineze. Postimi u hoq shpejt më pas dhe nga kërkimet për llogarinë e Peng në Weibo tani nuk del asgjë.
Akuza është e para kundër një zyrtari të lartë qeveritar që kur lëvizja #MeToo u përhap në Kinë në vitin 2018, përpara se të shtypej nga autoritetet në të njëjtin vit. Akuzat e mëparshme u kufizuan në media, grupet e avokimit dhe akademinë.
Përgjigja e Partisë Komuniste ilustron vendosmërinë e saj për të kontrolluar diskursin publik dhe për të frenuar lëvizjet shoqërore që nuk mund të jetë e sigurt se do t’i kontrollojë. Ndërsa mediat sociale përhapur masivisht në Kinë, ato mbeten të gjitha nën kontrollin e fortë të partisë.
Në postim, Peng, 35 vjeç, shkroi se Zhang, tani 75 vjeç, dhe gruaja e tij kishin planifikuar të luanin tenisi në Pekin rreth tre vjet më parë dhe se ai më pas e çoi Peng në një dhomë në shtëpinë e tij ku ndodhi sulmi.
“Isha aq e frikësuar atë pasdite, sepse s’e kisha menduar kurrë se kjo gjë mund të ndodhte”, thuhet në postim.
Në Kinë, autoritetet kanë akuzuar zyrtarë qeveritarë për sjellje të pahijshme seksuale në të kaluarën, shpesh në lidhje me hetimet për korrupsion. Megjithatë, akuza të tilla nuk janë zbuluar kurrë publikisht kundër dikujt në një pozicion kaq të lartë politik si Zhang.
Thashethemet dhe raportimet jashtë kufijve të Kinës për marrëdhënie midis femrave të reja në moshë dhe zyrtarëve të lartë kanë qenë prej kohësh elementë kryesorë të politikës kineze, duke filluar me themeluesin e Republikës Popullore, Mao Ce Dun.
Zhang doli në pension në 2018 dhe është larguar nga skena publike, siç ndodh zakonisht me ish-zyrtarët kinezë.
Ndërsa Peng nuk ka luajtur në nivelin më të lartë që nga Katar Open në shkurt 2020.