Në Azi një vatër e re konflikti duket se po lind, pasi tensionet midis dy Koreve janë rritur në këtë fillim viti. Kjo pas sulmeve të artilerisë së Veriut komunist në Detin e Verdhë.
Koreja e Jugut ka urdhëruar që të evakuohen civilët nga ishujt Yeonpyeong dhe Baengnyeong, përgjatë kufirit të saj me Veriun në Detin e Verdhë pasi Pheniani qëlloi rreth 200 predha artilerie në brigjet e saj perëndimore.
Këtë e konfirmoi Ministria e Mbrojtjes, duke e konsideruar aktin e Veriut “provokues”.
“Ky është një akt provokues që kërcënon paqen në Gadishullin Korean”, tha ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut në një deklaratë.
Seuli iu përgjigj zjarrit, duke gjuajtur municione të drejtpërdrejta nga artileria në ishullin Yeonpyeong në kufi. Shkëmbimi i zjarrit mes dy Koreve është i pari tension real që nga nëntori i vitit 2023, kur të dy vendet u tërhoqën nga një marrëveshje për të shmangur incidentet ushtarake, e cila kishte zgjatur që nga viti 2018.
Përpara se të kundërpërgjigjej me zjarr, Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut tha se breshëritë e artilerisë së Veriut i kërkoi Phenianit të ndalonte, duke paralajmëruar se Seuli do të marrë masat e duhura.
Ndërkohë, vlen të theksohet se tensionet u nxitën gjithashtu nga fjala e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i cili gjatë një vizite në një fabrikë armësh bëri thirrje për rritjen e prodhimit të raketave.